Ish-kryeministri Fatos Nano, akuzoi ish ministrin e Brendshëm Neritan Ceka, se kishte dezertuar në mars 1998 kur në burgun e Tiranës ndodhi një revoltë e të dënuarve.
I pyetur pikërisht për këto deklarata, Ceka në një komunikim për mediat i konsideron akuzat e Nanos si të paqena.
“Është thjesht fantazi, sepse revolta në burgun e Tiranës ishta nga të burgosur ordinerë dhe jo politikë.
Askush nuk doli nga burgu dhe policia ruajti kontrollin nga jashtë. Natyrisht duheshin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë FNSH për të hyrë brenda.
Sapo erdhi FNSH të burgosurit u kthyen vetë nëpër qeli nga frika. Kështu nuk pati asnjë të goditur, jo pastaj të vrarë.
Operacionin e drejtonte Sokol Bare, drejtori i përgjithshëm i policisë dhe ministri nuk merrej me drejtim” – tha Ceka pak orë pas intervistës së Fatos Nanos.
/a.r
“Neritani iku në shtëpi dhe tha ka rënë shteti”, Nano: Si u gjenda vetëm në një moment të vështirë