Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me vendimin që dha Gjykata e Posaçme, e cila konfiskoi me vlerë 5 milionë euro të disa prej të dënuarve të dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja ka mbështetur punën e SPAK, ndërsa thekson se pret që ky institucion të japë sa më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Bazuar në informacionin nga DEA amerikane, SPAK ndoqi penalisht me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke dënuar me burg 17 trafikantë droge dhe konfiskim të pasurive prej 5 milion €. Shpresojmë të shohim që SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”, shkruan Yuri Kim, ndërsa poston edhe njoftimin e SPAK për këtë çështje.
/a.r