Një person është arrestuar nga policia, i dënuar me 8 vite burg.
Në pranga ka rënë 42-vjeçari Arianit Kondi, nga Vlora, i shpallur në kërkim.
Ai është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ky person, në datën 20.04.2017, gjatë një konflikti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. GJ.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/a.r