Një mega orgji u organizua disa kilometra nga Parisi gjatë ndalimit të orës policore të vendosur për të luftuar pandeminë Covid-19.
Festa seksi brenda një lokali që ndodhej nën tokë, në të cilën merrnin pjesë 81 persona, u ndërpre nga policia.
Alkool, pa distancë sigurie, probleme edhe me përdorimin e maskave: këto janë shkeljet e regjistruara nga agjentët brenda ambienteve rreth orës 9 të mbrëmjes (në Francë ora e ndalimit fillon tre orë më herët).
Agjentët gjetën 11 persona në praking, kështu që vendosën të hynin.
Aty ata zbuluan mega orgjinë. “Kishin shkelur orarin dhe kishte gjithashtu probleme me maska dhe distancim shoqëror,” tha një hetues. “Njerëzit e përfshirë në orgji bashkëpunuan me policinë dhe nuk pati rezistencë,” shpjegoi një oficer. Tetëdhjetë e një njerëz u gjobitën për thyerjen e orarit kufizues. Tre janë të dyshuar për organizimin e festës dhe janë marrë në pyetje nga policia.