Kryeministri Edi Rama, në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë përballë Edi Palokën nga PD dhe Elona Gurin nga LSI.
Të tre do të kandidojnë në Durrës, ndërsa lidhur me “konkurrentët” e Ramës, analisti Frrok Çupi tha se Rama është një politikan disa hapa para të tjerëve.
“Është njësoj si të krahasosh Dostojevskin me shkrimtaren e fshatit”, tha ndër të tjera Çupi në “ReportTv”.
“Edi Rama është një politikan tashmë shumë hapa para të gjithë këtyre, të krahasosh Edi Ramën me Palokën apo Ela Gurin, çfarë është ajo, është njësoj si të krahasosh Dostojevskin me shkrimtaren e fshatit. Është e rëndësishme gjetja e kryeministrit për të kandiduar në Durrës, dhe jep dy mesazhe, kandidimi në vendin e goditur nga tërmeti, i sulmuari nga të gjithë për këtë arsye, paraqitet te viktimat, te ata që nuk kanë përfituar ende. Durrësi është një qytet i lënë pas dore gjithë këto vite. Kam përshtypjen që ky është edhe qëllimi që të krijojë një Durrës po aq të bukur sa Vlora”, tha Frrok Çupi.
Krahaso Bencin me traktorin e prodhimit made in Skrapar.