Dashi
Dielli në shenjën tuaj do të favorizojë situatën ekonomike. Këshillohet që të përfitoni nga momenti për të bërë disa llogaritje, si dhe mos humbni rastet për të përfituar nga disa oferta dhe ulje.
Demi
Kjo ditë do të jetë mjaft delikate për disa nga të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të jenë të detyruar nga partneri të përballen me argumente të vështira. Përgatiteni veten mirë lidhur me justifikimet që do të jepni. Yjet do të jenë në anën tuaj, ndaj mos kini frikë.
Binjakët
Në anën profesionale dikush mund të përfitojë nga një shpërqendrim për t’ju vendosur në pozitë jo të favorshme. Në fushën sentimentale do të keni avantazh ndaj një rivali me të cilin do të debatoni.
Gaforrja
Mund të humbni një kohë shumë të çmuar duke tentuar të rekuperoni një raport në krizë prej kohësh. Është e kotë të lodheni me dikë që preferon të mendojë për gjëra të tjera se sa t’iu dëgjojë. Ruani qetësinë, dhe mos lejoni që të dominojë gjaknxehtësia.
Luani
Do t’ju mundojnë mendimet dhe jo vetëm. Në këtë fillim javë do të ndesheni me problemet e zakonshme lidhur me linjën trupore. Si të veproni? Nisni një dietë… Nëse nuk ja dilni, filloni palestrën.
Virgjëresha
Ndikimi i Plutonit do të bëjë që të ndiheni më të lumturit në botë. Dilni në ajër të pastër, shoqërohuni dhe bëni miqësi të reja. Merruni sa më shumë me gjëra që ju dhurojnë pozitivitet.
Peshorja
Një situatë stresuese mund t’ju shtyjë në marrjen e vendimeve të gabuara. Hëna ju këshillon që të shmangni lodhjen dhe të përqendroheni në gjërat më të rëndësishme për ju. Këshillohet relaksi.
Akrepi
Bëni kujdes ndaj disa zgjedhjeve të vogla, pasi ato mund të kenë ndikim të madh në dashuri. Për ata që janë vetëm, këshillohet të bëhet kujdes dhe të mos afrohen me njerëz të çfarëdoshëm.
Shigjetari
Bëni kujdes gjatë kësaj dite, pasi priten ndëshkime dhe gjoba të kripura. Xhelozia e tepruar, mund të kthehet në stres për partnerin dhe mund të shkaktojë acarime të panevojshme.
Bricjapi
Dita do të jetë e këndshme, sidomos për ata që do merren me gjëra jo shumë të zakonshme. “Gjuhët e këqija” do mundohen të dëmtojnë raportin tuaj me miqtë, kolegët ose partnerin.
Ujori
Zënkat do të kalohen lehtësisht dhe me kënaqësi. Kjo është një ditë shumë e mirë, për të dhënë këshillat tuaja ndaj atij që keni në krah.
Peshqit
Hëna dhe Venera do të kenë një ndikim të madh te ju. Janë të mirëpritura vendimet e rëndësishme në dashuri. Qielli do të jetë gri deri në mbrëmje ndërsa më tej gjithçja do të hapet.