Një minator ka humbur jetën gjatë punës në fshatin Zogaj të Tropojës. Rasim Aliaj, 42-vjeçar ka mbetur i vdekur nga shembja e galerisë në një minierë të firmës “Bytyçi”.
Aliaj po punonte në hyrjen e minierës ku u zu nga masivi i dheut. Policia dhe grupit hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen.