Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka humbur bashkëshortin e saj i cili është ndarë nga jeta para kohe, në moshën 49-vjeçare.
Artan Asllani është ndarë nga jeta pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen ditën e nesërme në orën 09:00, ku do të përcillet më pas drejt banesës së fundit në varrezat e Tufinës.
Kujtojmë se Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në dhjetor të vitit 2018.
Bashkëshorti i saj Artan Asllani ka pasur një biznes dekoresh.
g.kosovari