Kreu i Delegacionit të BE, Luigi Soreca, ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Covid-19.
Lajmin e konfirmon vetë ambasadori, i cili përmes Twitter jep detaje.
Ai shprehet se:
“Pasi iu nënshtrova testit, mora sot konfirmimin se rezultoj pozitiv me Covid19.
Jam mirë me shëndet, ashtu edhe familja ime.
Ndodhem në vet-izolim në shtëpinë time nga ku mund të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të Delegacionit të BE në Shqipëri.
Qëndroni të shëndetshëm dhe të sigurt”.
/a.r