“Shqipëria nuk futet dot në thes nga një çetë me banditë, oligarkë dhe arrogantë. HARROJENI! Më 25 prill 2021, Shqipëria në dorë të shqiptarëve!”.
Kështu shkruante sot Presidenti Ilir Meta në rrjetet sociale teksa nuk ka vonuar as përgjigja e Kryeministrit Rama.
Ky i fundit shprehet se Meta po e përdor zyrën e tij si thes për LSI-në.
“Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi” – është përgjigja e Ramës në Twitter.
/a.r