Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ku ka humbur jetën 30-vjeçari Klement Basha.
Sipas “Faxnews”, Basha ishte infermier në spitalin e Fierit, dhe po shkonte në punë mëngjesin e sotëm me mjetin e tij, përpara përplasjes fatale që i mori jetën.
Për shkak të dëmtimit shumë të madh të mjetit tip “Benz”, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e 30-vjeçarit nga makina, ndërkohë që policia ka shoqëruar për të dhënë sqarime dhe drejtuesin e mjetit maune, Bardhi Spahia.
/a.r