Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Meksikë. Një grua e quajtur Leonora ka gjetur në celularin e bashkëshortit foto të tij në skena të nxehta erotike me një femër, por në fund u zbulua se ishte vetë ajo në këto imazhe.
Në nerva e sipër ajo e plagosi bashkëshortin e saj Juan me thikë, ku ka marrë plagë të mëdha në këmbë dhe në krah.
Leonora pasi pa fotot intime tek telefoni i tij filloi direkt ta sulmonte atë, pa e lënë të shpjegohej dha pa i treguar të vërtetën. Pasi erdhi policia Juan i tregoi të vërtetën e fotove dhe shpjegoi se ato janë realizuar kur ata ishin vetëm të lidhur dhe Leonora nuk e kishte njohur trupin e saj pasi dikur ka qenë më e dobët dhe më e re.
/a.r