Kryeministri Edi Rama është shprehur se pavarësisht se në përgjimet e antimafias italiane është përmenduar edhe një këshilltar i Presidentit, nuk mund të hedhë asnjë akuzë.
Rama tha se është i kujdesshëm kur flet për kundërshtarët, pasi sic tha ai “ e do më shumë Shqipërinë”.
Sipas kreut të qeverisë, deputeti i përfshirë në përgjime njihet për lidhjet e tij me Lulzim Bashën.
“Ju e dini shumë mirë sesa i gatshëm jam unë ta mbroj Ilir Metën aty ku nuk mbrohet sot, por faktikisht nëse Ilir Meta përmendet aty, me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij, që njihet edhe si tregtar lajmesh të rreme, i provuar nga gjykata italiane për ti bërë nënën vendit këtu, është aty unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata.
Po pastaj?
Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz!
Po pastaj?
Përderisa prokuroria italiane ka dhënë këtë konkluzion ku hyn këtu spekulimi që ky apo ai.
Sigurisht që nga ky hetim rezulton që një deputet, i cili është lidhja e tyre atje ka marrë goditje për shkak të këtij hetimi, ai deputet dihet që është mik i Lulzim Bashës dhe i PD. Dhe lidhjet e këtyre njerëzve janë lidhje me të djathtën.
Po pastaj? Çfarë duhet të them unë?! Duhet të them që Lulzim Basha priste këtë deputetin që e çonin mafiozët dhe i jepte fjalën që do të ndihmonte mafiozët?
Nuk e them dot kurrë. Nuk e them dot kurrë sepse e dua Shqipërinë më shumë se ju dhe e dua më shumë se ju sepse kam shumë më tepër kujdes kur flas për kundërshtarët e mi.
Ça i takon Çezarit i takon Çezarit dhe ca i takon zotit të jetë e zotit dhe Zoti është Shqipëria”, tha Rama.
g.kosovari