Prej disa ditësh në fokus të mediave shqiptare, janë përgjimet nga hetuesit italianë, ku kanë dalë biseda që anëtarë të grupit mafioz Ndragheta duan të investojnë në Shqipëri.
Por si qëndron e vërteta? I ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel me Denis Dyrnjaja, ka qenë gazetari Carlo Bolino i cili i ka sqaruar më me detaje këto përgjime.
Ai tregon se premtimet e bizneset që përmenden as nuk ekzistojnë në Shqipëri.
“Unë e kam lexuar dosjen, 1500 faqe që ka nënshkruar Prokurori antimafia. Dhe 400 faqe që ka firmosur gjykata. Tani për sa i përket çështjes shqiptare nuk ka asnjë fakt konkret. Përveç shumë premtime dhe propozime se nuk duken njohuri konkrete. Vetë prokurori pranon që deri më 2018 ku është koha e përfundimit të hetimit. rezulton që e gjitha premtimet e bizneset në Shqipëri nuk janë realizuar fare”, sqaron Bollino.