Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta. Sipas Metës, teksa u vilen vetëm bizneseve që nuk janë të lidhura me qeverinë.
“Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit. Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë”, shkruan Meta.
Më tej Presidenti shton se “bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen. Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!”
Në fund të një postimi në mediat sociale, Presidenti shton se duhet ndihmuar biznesi që të ndalet shpopullimi.
“Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim. Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin! ”, përfundon reagimin e tij Ilir Meta.