Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë aktorja e njohur Ema Andrea, një personazh me karakter të fortë dhe një njeri mjaft i dashur për publikun. Si rrallë herë ajo ka folur për jetën e saj private dhe vështirësitë që ka kaluar si në anën profesionale dhe atë private.
Aktorja ka folur edhe për divorcin e saj që erdhi vetëm pak vite pasi lindi vajza e saj Sara. Ajo shprehet se ndarja ka ardhur sepse ajo e kuptonte jetën ndryshe, kishte një stad tjetër rritje dhe kërkesa të tjera. Jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë dhe shpesh herë është gjykuar. Sipas saj një grup njerëzish e shihnin atë si një grua në një qoshe për ta gjuajtur, ku shpesh herë e kanë parë dhe si target seksual.
Mirela Milori: Nga vitet 1996-2003 ka qenë një periudhë shumë e gjatë, si kalove përmes saj?
Ema Andrea: Më ka mbështetur shumë vëllai, motra, mama, por natyrisht as unë atyre nuk ia kam shkarkuar krejt atë. Pothuajse nuk e dinin lodhjen time. Një grup i madh njerëzish të cilët donin të shihnin më në fund atë gruan në qoshe ku ne mund t’i biem, ku mundet shumë mirë të jetë dhe një target seksual duke e luftuar, flustruar, duke nxjerrë emra, përemra, drogohet etj.
Duhet të kem bërë gabime sidomos në komunikim në atë periudhë, por kur e mendoj kam thënë ndonjë fjalë, jo ndonjë, kam thënë… Jam mbyllur shumë në vetvete, harrova të qaja dhe nisa nga e para që do të thotë artin e mbajta me vete, studiova dhe punova çdo punë tjetër pa asnjë paragjykim, shitëse, llogaritare, ndonjëherë përktheja, e mora me shumë përulësi jetën, nuk mund të hyja dot në asnjë institucion artistik, ky ishte dhe rasti për mos të të futur.
Jam lutur vetëm për këtë punë dhe jo më, të tjerat i bëra vetë. Momenti i kthesës i madh, kësaj qetësie se çfarë do ndodhë muajin tjetër edhe financiarisht, ka qenë momenti kur u pranova si e brendshme në Universitetin e Arteve, pedagoge dhe do të vazhdoj të jem mirënjohëse që më në fund më njohën vlerën dhe më vlerësuan për vlerën që dhashë. Edhe aty do ketë pasur luftë por ka gjithandej mendime të kundërta.
Kjo ka qenë kthesa e madhe e jetës sime dhe vazhdoj të jem mirënjohëse drejtueseve, ne i themi burrni, por natyrisht ishte një raport profesional i vërtetuar nga të dyja anët për dedikimin dhe punën. Unë kisha studiuar për të dhënë lëndën, kisha studiuar jashtë me të gjitha vështirësitë, për të krijuar lëndën për të cilën u pranova që ishte lënda e tmerrshme e lëvizjes, plastikës, e trupit, lënda që ohh e papranueshme. Tabu, e paragjykuar është si aset për aktorët akoma. /a.p