Të dielën pritet që në Kosovë të vjen një kontigjent i ri i ushtarëve të KFOR-it. Do të jetë kontingjenti i katërt i Ushtrisë Kombëtare të Rumanisë.
Sipas medies rumune, Unimedia, thuhet se ky kontingjent do të përbëhet nga 41 ushtarë profesional, ku bëjnë pjesë stafi i oficerëve, skuadër e bombave dhe 33 ushtarë, që do të përkujdesen për sigurinë në Kosovë, transmeton Koha.net.
Ky kontingjent do të vendoset në bazën ushtarake Camp Italia, në afërsi të Pejës. Aty do të qëndrojnë për gjashtë muaj.