Ndërsa Joe Biden mbajti fjalimin e tij gjatë inaugurimit ditën e djeshme, një person me një uniformë blu është parë i gjunjëzuar në varrin e djalit të Bidenit Beau në Shën Jozef në kishën Brandywine në Greenville, Delaware.
Personi e mbante kokën të përkulur si para dhe pas fjalimit dhe shtrëngonte duart. Ai nuk foli asnjë fjalë. Askush tjetër nuk ishte në varreza në një pasdite të ftohtë dhe me erë, përveç disa punëtorëve që bënin mirëmbajtje nga jashtë.
Identiteti i personit nuk dihej. Një reporter i News Journal nuk u afrua për respekt. Personi vazhdonte të qëndronte i gjunjëzuar në varr pasi Biden mbaroi së foluri.
Beau Biden, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Delaeare dhe një anëtar i Gardës Kombëtare të Delaeare, vdiq më 30 maj 2015 në moshën 46 vjeç, në më pak se dy vjet pasi u diagnostikua me kancer në tru.
Ditën e martë Joe Biden është shprehur para gazetarëve me lot në sy: Unë kam vetëm një keqardhje, që ai nuk është këtu. Sepse ne duhet ta prezantonim atë si president.
Madje Biden tregoi se vdekja e djalit të tij ka qenë arsyeja kryesore që ai nuk kandidoi për president në 2016. /a.p