Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Rreth orës 09:30, në një shkollë jopublike në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.
Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një shkollë në rrugën “Don Bosko”.
“Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.
Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën”, sqaron policia.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës.
g.kosovari