Në prag te zgjedhjeve te 25 prillit Kryeministri Edi Rama, rivendos ekuilibrat ne partine socialiste, mes socialisteve te vjeter dhe prurjeve te reja qe u promovuan gjate 8 viteve te rilindjes. Një nga Themeluesit e PS, Akademik Prof. Dr Anastas Angjeli, u emerua sot Kryetar i Komisionit Parlamentar te ekonomise dhe Financave. Angjeli eshte nje nga ekspertet me te njohur te fushes se ekonomise dhe Financave, pervec kontributit prej tre deladash si politikan.
Anastas Angjeli, Prof. Dr.
Profesor në fushën e ekonomisë dhe të financës, me një kontribut të shquar, veçanërisht në atë të financave publike dhe të reformave strukturore në ekonomi. Prej vitit 1982 e më pas ka kontribuar në profesoratin e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës e më tej, pas vitit 1990 me angazhimet e tij në politikë. Deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa mandate që nga 1991 në vazhdim, Ministër i Ekonomisë, Ministër i Financave dhe Ministër i Punës dhe të Çështjeve Sociale. Prof.Dr.Angjeli është themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Europiane të Shkencave dhe Arteve. Është afirmuar si një nga ekonomistët më të shquar, veçanërisht në aplikimin e reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Kontributi i tij i veçantë për reformën buxhetore e fiskale, për zhvillimin e sistemit financiar (bankar dhe jo bankar), për zbatimin e politikave fiskale në dobi të zhvillimit të biznesit dhe të investimeve vendase e të huaja në Shqipëri, për zhvillimin e lirisë ekonomike, për kryerjen e reformave strukturore dhe privatizimin e ekonomisë, për liberalizimin e integrimin e ekonomisë Shqiptare në atë rajonale dhe evropiane, gjatë periudhës së tranzicionit është vlerësuar jo vetëm nga opinioni publik vendas por edhe nga institucionet ekonomiko – financiare ndërkombëtare.
Profesor Angjeli është autor dhe bashkautor i shumë artikujve shkencorë, brenda dhe jashtë vendit, i disa librave universitarë dhe monografive.