Teksa pritet të votohet akti normative për miratimin e procedurës së vaksinimit anti-Covid në vend, kryeministri Edi Rama tha se është një proces më i ndërlikuar nga sa duket.
Ai iu përgjigj zerave skepktikë nga opozita parlamentare duke thënë se edhe pse BE i kishte jashtë listës për dhënien e vaksinës vendet jashtë saj, Shqipëria dhe Serbia ishin të vetmet që mundën ta merrnin.
“Është e rëndësishme të kihet parasysh se do të ishte e nxituar që të kontraktonim menjëherë të gjithë sasinë e vaksinave për të gjithë periudhën e vaksinimit duke pasur parasysh dhe çmimin, i cili është i panegociueshëm, fiks për të gjithë, por edhe duke marrë parasysh procesin, që është një proces, me dy doza dhe i përshkallëzuar në kohë.
Në tërësinë e vet, kjo vaksinë, kjo vaksinë ka shtrenjtësi në raport me të tjerët. Nga njëra anë ne kemi siguruar me Pfizer, askes për doza të mëtejshme, dhe i kemi lënë vetes hapësirë për të bërë zgjedhjen e duhur me vaksina të tjera. Jemi në negociata të vazhdueshme qoftë në nivelin e komunikimit me kompanitë se procesi është më i ndërlikuar nga sa duket.
Besoj e keni parë dhe ndjekur deklaratën e fundit të OBSH që ka folur për katastrofën morale në nivel global për pamundësinë e aksesit të vaksinës për vendet e varfra. BE për vaksinën Pfizer, nuk pa përtej kufijve të vetes, dhe e la fatin e rajonit tonë në atë që quhet mundësi për marrëveshje bilaterale. Gjë që ka bërë që sot që përvec Shqipërisë e Serbisë asnjë vend tjetër në rajon nuk ka nisur nga vaksinimi. Duhet që çdo vend qoftë për të blerë, këmbyer apo çdo mundësi tjetër duhet të marrë lejen nga Pfizer. Ne kemi nevojë të garantojmë të gjitha sasitë që na duhen,” tha Rama.