Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç. Mësohet se në pranga kanë rënë edhe dy punonjës të tjerë të administratës.
Sipas medias malazeze Vijesti, Nrekiq, po hetohet per punësime partiake. Arrestimi i tij ka ardhur pas një urdhri nga Prokuroria Themelore e Shtetit (ODT) në Ulqin.
Gjithashtu, përveç tij janë arrestuar Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin.
Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit.
Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.
Sipas Vijesti, personat u arrestuan pasi dyshohen për punësime partiake.
Mësohet se ata janë arrestuar nën dyshimin e punësimit në parti. Po ashtu prokuroria i akuzon pakujdesi në shërbim.
g.kosovari