Basketbollisti i shquar shqiptar i Partizanit, Gazmend Çaçi kujtoi sot vitet kur Kryeministri Edi Rama luante në ekipin kombëtar.
“Në këtë vit ka qenë kur ka ardhur në ekip. Erdhi me një çik llafe, publicitet që u bënte atëherë se i thoshin: ‘ti ke ardh me mik, ke ardh kështu e ke ardh ashtu’. Por ai tregoi se nuk ka ardhur ashtu. I tregoi gjithë skuadrës, por të parit ma ka treguar edhe mua”, tha Çaçi.
Ai kujton se çfarë i ka thënë Rama kur ka hyrë në ekip. “‘Në qoftë se unë do të bëj një mungesë, unë nuk do të jem më lojtar i ekipit kombëtar’ më tha Rama”.
“Këtu kanë qenë trajnerë Astrit Greva dhe Bujar Shehu, kur e kanë futur në lojë, edhe ata nuk e kanë besuar që ky do të luante në ato ndeshje shumë mirë dhe e ka merituar me thënë të drejtën. Sandër Damo, Astrit Zaganjori, Sabri Rustemi dhe Edi Rama dhe Piro Pata ishin qendra e ekipit kombëtar”, tha Çaçi.
Çaçi kujton se Edi Rama i ka thënë: “në qoftë se nuk më pranon kapiteni i skuadrës së ekipit kombëtar unë nuk mund të vij me mik në ekip kombëtar. Këtë ka thënë dhe unë i thashë: Nuk je i pari dhe i fundit që vjen me mik, por ekipi kombëtar i ka dyert e hapura. Dhe ai tregoi se e meritonte vendin që i takonte. Ne mund të themi çfarë të duash, por ky është realiteti”, thotë Çaçi.
/a.r