Një skulpturë gjigante prej dëbore, bazuar në pikturën e famshme të artistit holandez Johannes Vermeer, “Vajza me vathë perle”, tërhoqi shumë turistë në edicionin e 33-të të ekspozitës së artit të akullt “China Harbin Sun Island International Snow Sculpture Art”, e mbajtur në Harbin, në provincën kineze Heilongjiang, shkruan “China Daily”.
Skulptura, 12 metra e gjatë, 9 metra e gjerë dhe 13.5 metra e lartë, u gdhend nga më shumë se 2880 metra kub dëborë.
“Kjo pikturë ka qenë shumë e popullarizuar ndër përdoruesit e internetit në vitet e fundit, ndaj e zgjodhëm si “modelen” tonë”, -tha Jia Shiyuan, një nga krijuesit e saj, i cili theksoi se skulptura është një pikturë tredimensionale dhjetëfish e zmadhuar.