Mbi 10.000 kompani kineze, gjatë vitit 2020, u transferuan në qendrat ndërkombëtare të tregtisë elektronike kushtuar tregtisë së jashtme. Kjo u njoftua nga Li Xingqian, zyrtar i Ministrisë kineze të Tregtisë, citon “Xinhua”.

Për shkak të ndikimit të epidemisë, kompanitë kineze i dhanë përparësi zhvillimit të tregtisë elektronike ndërkombëtare për kryerjen e tregtisë së jashtme.
Sipas Li, vëllimi i importeve dhe eksporteve në platformat ndërkombëtare të tregtisë elektronike u rrit me 31.1% në bazë vjetore.
Vëllimi i eksporteve përmes metodave tregtare të furnizimit në 31 tregjet eksperimentale të vendit, arriti rekordin prej rreth 100 miliardë dollarë në vitin 2020.