Prej disa ditësh Maqedonia e Veriut ka filluar të përdorë Ivermektinën për trajtimin e personave që preken nga koronavirusi. Autoritetet atje kanë thënë se ai ka dhënë rezultate të mira ndaj virusit. Preparati i cili njihet për trajtimin e parazitëve dhe zgjebes gjendet tashme në çdo farmaci me një çmim të ulët, por mjekët në Europë thonë se ai është i ndaluar të përdoret nga OBSH.
Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, thotë se në rastin e Maqedonisë, shteti duhet të marrë parasysh dhe pasojat që mund të shkaktojë te pacientët.
Nisur nga këto të dhëna Dollenberg apelon që të mos përdoret Ivermektina.
Shqipëria aktualisht po përdor për trajtimin e të sëmurëve me Covid skema të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe që ndiqet në të gjithë Europën.
/a.r