Ardhja e 975 dozave të vaksinave Pfizer në Shqipëri vijon të mbulohet me mister.
Kryeministri Rama dhe zyrtarët pranë tij refuzojnë të tregojnë vendin që na i bëri dhuratë.
Në një intervistë për Ora News, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri, thotë se Rama duhet të tregojë origjinën e vaksinave, pasi në të kundërt krijon një skepticizëm në mesin e qytetarëve.
Pampuri: Kur vjen një dhuratë, Kryeministri i një vendi duhet të thotë nga vjen ajo.
Në momentin që unë shkoj të marr një medikament për një X shqetësim, sigurisht gjëja e parë shikoj nga është ky medikament, që të më sigurojë, edhe psikologjikisht, që kur ta përdor të ndihem mirë.
Si mund të përdor unë një medikament kur nuk e di se nga ka ardhur. Nëse do të më krijohet mundësia, kur të vijë radha, do e bëj vaksinën.
Në momentin kur nuk ka transparencë, frika është më e madhe. Kur nuk dihet burimi nga ka ardhur vaksina, kur nuk ka informacion për një gjë kaq të rëndësishme që lidhjet me shëndetin tonë, sigurisht të gjithë jemi skeptik.
Është e mirë të bëhet vaksina, por skepticizmi ekziston kur nuk dihet se nga ka ardhur vaksina. Unë shikoj një lloj amullie në bërjen e kësaj vaksine.
g.kosovari