Frrok Çupi
Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët leckamanë?!’. A nuk të vjen në veshë jehona e ‘qeverisë së rigonit’ e lëshuar këtu e shtatë dekada të kaluara.
Në fakt ka një lidhje mes kolerës së ‘rigonit’ dhe eventit dinjitoz në kryeqytetin tonë. Por vetëm një lidhje që e krijon truri i politikanëve dhe opinionistëve perversë.
Po flitet për një takim të mundshëm ku Turqia dhe Greqia do të ulen në Tiranë për një dialog mbi mosmarrëveshjet e fundit. Mes njerëzve që shikojnë vetëm ‘varfëri dhe padinjitet’, ka lindur një trishtim i madh pse ky luksa e pse ky dinjitet.
Prej kohësh është lavdëruar mizerja:
‘Rigoni’ iu imponua kombit si ushqim politik në vitet ’50 të shekullit të kaluar. Qeveria komuniste u vetëquajt si ‘qeveri e rigonit’. Kishte një qëllim: Që secili të fliste me vete çfarë mund të kërkoj më shumë kur qeveria është shpallur e rigonit?!” Vetë diktatori, deri në fund të jetës, nuk e harroi. Mes miqve në Politbyro, Enver Hoxha hapi kujtimet:
-Ti Ramiz e ke njohur plakun tim. Në atë kohë ai shkonte rrugës kështu, kokëvarur se ishte edhe plak, pastaj edhe djalin e kishte në mal dhe qe si i mërzitur. Kur takoi një nga gjirokastritët reaksionarë, nga fisi i Karagjozatëve, që e njihte, ky e pyeti:
-Si je more Halil?
-Mirë- iu përgjigj plaku.
-Ç’të mban ty tani-vazhdoi tjetri.
-Pse ç’më mban mua?-e pyeti plaku.
-Po ja, u formua qeveria e “rigonit”. Natyrisht, këtë ai ia tha me qëllim, se në kuptimin figurativ në Gjirokastër, “rigon” quajnë rrjepacakët.
Kjo ishte biseda e diktaturës.
Biseda në Demokraci:
-E pe sa kushton bifteku në Dubai?…
Mijëra njerëz janë lëshuar nëpër studio, nëpër facebook e në instagram, nëpër kafe e dasma.., të gjithë me sytë në një restorant larg në Dubai. Një grup shqiptarësh, qeveritarë, bisnesmenë e gazetarë ishin ftuar nga autoriteti i Emirateve, dhe miqtë u kanë ofruar darkë. Një video me pjatat u shpërnda si hajmali. Pushteti i djeshëm nxiti ‘urinë’ e njerëzve. Edhe kjo kishte qëllimin e njëjtë me Enverin shekullin që kaloi: ‘Të marrë pushtetin me ‘rigonin’. Veçse në këtë rast mungon njëri nga aktorët: Qeveria në fron po bën gati samitin e ‘luksit’, ndërsa pushteti i djeshëm lëshon thirrje për ‘rigonin’. Sa më shumë zili tu ngjallë njerëzve ‘pjata e tjetrit’, aq më shumë afër pushtetit e shikon veten opozita. Por njeriu dhe kombi ulin kokën deri te pjata, kaq poshtë.
Biseda menjëherë sapo ra ‘qeveria e rigonit’:
Kjo ka ndodhur në vitin 1992. Që ditën e parë, presidenti i Republikës u lëshoi përpara njerëzve kartën e varfërisë. Fillimisht deklaroi se do të ndërtojmë ‘kapitalizmin shqiptar’ me piramida financiare… Herën tjetër hapi varret e krerëve të Byrosë dhe burgosi të venë e diktatorit me akuzën e vetme se kishte ofruar 40 kafe në mortjen e diktatorit… Herën e tretë presidenti doli para popullit dhe deklaroi se ‘jemi të gjithë njësoj- bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë. Ju të varfër, edhe unë i varfër… Do të banoj, si ju, në lagjen e Brrakës ku kam jetuar deri tani!’.
Në të gjitha rastet njerëzit duartrokiten, thuajse si ditën kur në Tiranë zbriti nga malet ‘qeveria e rigonit’.
Po çfarë e gjeti popullin nga rigoni i lakmuar?
1.Karta e piramidave rrëzoi të gjitha kursimet dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm e të varfër, ndërsa rriti në kulm pasurinë e liderë që imponuan ‘rigonin’. Lufta civile e vitit 1997 mori mijëra jetë dhe shkatërroi vendin për shkak të ‘rigonit’
2.Burgu i vejushës se diktatorit për 40 filxhanë kafeje i vuri kapakun historisë së diktaturës në krimet kundër njerëzimit. Që aty puna e quajt e mbaruar me 40filxhanë, 30 vjet nuk u ndëshkua me ligj diktatura komuniste. Qëllimi ishte që as qeveritë pasardhëse të mos ndëshkoheshin kurrë për vjedhjet dhe krimet. Rigoni prapë përdorej si mit.
3.Pallati presidencial, të cilin presidenti nuk e deshi, për pak sa nuk e fshiu jetën e njeriut në këtë vend. Ja si deklaroi para dy ditësh presidenti ‘që jetonte në Brrakë’: ‘Nga ministria e mbrojtjes më njoftuan zyrtarisht se forcat rebele kishin rënë dakord me aviatorë në aeroportin e Kuçovës që të bombardonin presidencën. Pas këtij njoftimi kam thirr komandantin e gardës dhe e kam urdhëruar të shpalosë bateritë e artilerisë kundërajrore të gardës por dhe raketat antiajrore të shpinës në perimetrin e mbrojtjes së presidencës dhe të asgjësojnë çdo avion ushtarak që do hyj në këtë perimetër. Njëkohësisht janë njoftuar puçistët se çdo përpjekje për të bombarduar presidencën do ketë si përgjigje të vetme asgjësimin e tyre’.
Në presidencë po përgatitej kasaphana me trupat e njerëzve të rigonit. Këta, përpara se ta masakrojnë njeriun, ia ulin kokën; pastaj e dinë vetë.
Me një fjalë, PD është pordhë me rigon.
Hahahaaaaa…..