Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës. Autoritetet bëjnë me dije se P.N. 37 vjeç ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar në Itali, ku do të ekstradohet.
“Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë”, sqaron policia.
Blutë e Vlorës shtojnë se 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe rrezikon të dënohet me 20 vite.
Tashmë po vijonë procedurat për ekstradimin e këtij personi drejt Italisë.
/a.r