Koronavirusi i mori jetën ditën e sotme edhe një 21 vjeçari nga Durrësi.
I riu Visar Bici, 21 vjeç, nga Bulqiza me banim në Durrës ishte pacienti më i ri në moshë që humbi betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit.
Ai ishte i shtruar prej pak ditësh në spitalin Infektiv, ku u raportua se ndërroi jetë pasditen e 7 janarit.
Mësohet se i riu kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Gjithashtu mësohet se i riu ishte mbi peshën normale, rreth 160 kg.
Ne rrjetet sociale i ndjeri kishte publikuar imazhe që tregonin se ka qenë në shtëpi deri më datë 1 janar dhe ka festuar Vitin e Ri në familje.
Duket se 21-vjeçari kishte një përkeqësim të situatës shëndetësore çka ka bërë që të dërgohet urgjentisht në spital. I riu u mbajt vetëm pak ditë në spital por nuk arriti të mbijetojë.
Visari ishte mes shtatë pacientëve që Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën sotme kur u raportuan 673 raste të reja me koronavirus.
/a.r