Nga Edmond Arizaj
Pjesa me e bukur e ketyre diteve dhe javeve te fundit, eshte fshehja e atyre qe te nxirrnin syte per Trampin, ketu ne Shqiperi e kam fjalen.
Benin sikur e donin aq shume, flisnin me aq pathos, sa mendoje se ADN e tyre kishte pak nga T, nga R, nga A e nga P e Trampit.
Sot jane zhdukur nga qarkullimi. Sipas “historise” shqiptare, presin te mbaroje ky gjemimi ne qiellin e hapur amerikan, jo dhe aq i papritur, dhe te ridalin me ndonje teze te re per ta mbrojtur.
Krejt njesoj si ata pallat qe cdo 21 dhjetor “parashikojne” nga nje fund bote, pa thene kurre “ndjese” ne 22 dhjetor.
Po jo vetem keta lloj ricikluesish delirante e vanitoze kane faj. Edhe gazetaret qe i bejne pjese te publikut kane faj.
Jo pse i ftojne, sepse njerezit kane nevoje edhe te qeshin me marrine e njerezve te tjere.
Por minimumi duhet t’i perballin me deklarimet e tyre, me qendrimet, me bastet qe kane hedhur, me premtimet qe kane bere.
Sepse kur je njeri publik, apo meton te jesh i tille, kur do vemendje, pelqime, perkrahje e mbeshtetes, duhet edhe sadopak pergjegjesi per qendrimet, per anesite dhe sidomos per parashikimet.
Nese thua mbi dy here neser bie shi, nderkohe qe shkelqen Dielli, me mire shko pri dru dhe lerja metereologjine profesionisteve.
Madje Trampi si rrallekush, nuk kishte hic nevoje per parashikim, sepse e kishte thene e paralajmeruar cdo gje vete prej gjashte muajsh.
Le ta kene si pervoje sivellezerit; perpara se te merren me banjen e te tjereve me themele 300 vjecare, me mire te shohin halene e tyre qe e kane (kemi) ende me kompesata druri./a.p