Ka shkuar në katër numri i personave që humbën jetën si pasojë e trazirave që u shkaktuan në Capitol Hill në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas policisë metropolitane të Washingtonit gjithashtu janë arrestuar 52 persona, 47 prej tyre sepse kanë shkelur urdhërin e shtetrrethimit bën me dije në një deklaratë për mediat shefi i policisë metropolitane të Washington, Chief Robert J. Contee.
Mësohet se 2 bomba artizanale janë gjetur në kompleksin e ndërtesave rreth Kongresit në SHBA.
Ndërkohë, mediat e huaja kanë siguruar videon kur një grua u vra nga Policia. Pamjet e rënda tregojnë sesi amerikania qëllohet me pistoletë në gjoks dhe më pas është po vetë Policia që tenton t’i japë ndihmë.