Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video me dëshmi të pacientëve që po marrin shërbimin e radioterapisë falas në Spitalin Onkologjik.
“Dëshmitë nga Njësia e Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, ku shërbimi është i garantuar me standardet më të mira, falë investimit tonë në akseleratorët linearë të fjalës së fundit të teknologjisë dhe punës e përkushtimit të ekipit të talentuar të këtij shërbimi”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.
Manastirliu shkruan se rreth 20 mijë seanca radioterapie janë kryer falas gjatë vitit 2020 pavarësisht vështirësive të krijuara nga përhapja e Covid19
“Rreth 20 mijë seanca radioterapie janë kryer falas dhe me cilësi në shërbimin e radioterapisë në spitalin onkologjik gjatë vitit 2020, ku puna nuk është ndalur për asnjë moment, me gjithë vështirësitë e pandemisë covid19”, shkruan Manastirliu.
/a.r