Pas situatës së tensionuar ku mbështetës të Presidentit Trump hynë me forcë në Kongres, për të ndaluar ligjvënësit e mbledhur në seancë për çertifikimin e votës elektorale të zgjedhjeve të 3 nëntorit, ka zhvillime të reja.
Sipas CNN, Nënpresidenti Mike Pence është shoqëruar për në një vend të sigurt brenda Kapitolit, ndërsa më pas është evakuuar që aty.
Po ashtu ligjvënësit ndërprenë seancat për çertifikimin e votave elektorale. Policia po i shoqëron anëtarët e Kongresit jashtë ndërtesës për arsye sigurie.
Kryetarja e Bashkisë së Uashingtonit ka shpallur gjendjen e ndalim-qarkullimit duke filluar nga ora 18:00 e së mërkurës deri në orën 6 të mëngjesit.