Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj thotë se që nga fillimi i pandemisë janë bërë 700 mijë thirrje. Sipas tij, shumica e pacientëve janë trajtuar në banesa.
“Plot 700 mijë thirrje kanë ardhur nga fillimi i pandemisë deri në fund të vitit. nga të cilat 150 mijë kanë qenë vizita në shtëpi, 55% janë trajtuar në banesa dhe 45 % janë transferuar drejt spitaleve. Kjo ka cuar në një përmirësim të shërbimit. Kjo sëmundje, numrat më të mëdhenj të pacienteve trajtohen në banesë. Qendra kombëtare do të bëjë atë piken lidhëse me institucionet, që nga skedimi i pacientit me tampon dhe lidhja me të gjitha format”, tha Brataj.
Skënder Brataj deklaroi se tashmë urgjenca i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar fluksin e pacientëve.
g.kosovari