Gjykata la sot në burg, Përparim Ademin, 59-vjeçari që ekzekutoi dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në vigjilje të Vitit të Ri.
Para trupës gjykuese, Ademi, i njohur edhe me mbiemrin Tela ka pranuar që para 20 vitesh ka nisur një marrëdhënie jashtëmartesore me Kristinën. Pas ndarjes me këtë të fundit, është lidhur me motrën tjetër Zhanetën.
Ndërkaq, Ademi ka martesë ligjore me një grua tjetër, e cila ka pranuar se i dinte lidhjet e të shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat që të mos prishte familjen.
Ajo ka shtuar se ka pasur hyrje dhe dalje familjare me ta, madje edhe kanë udhëtuar së bashku. Përparim Ademi, para gjyqtarit Gend Hoxha, ka pretenduar se ka një fëmijë me njërën prej motrave, por që nuk e ka regjistruar në emrin e tij.
Përparimi ka thënë se krimi ndodhi për arsye xhelozie sepse kishte dyshime se Zhaneta kishte një marrëdhënie me dikë tjetër.
g.kosovari