Nga 1 janari Suedia do të drejtojë për një vit OSBE-në, post i dorëzuar nga Shqipëria e cila kishte kryesinë gjatë 2020. Ministrja e jashtme e Suedisë, Ann Linde e cilësoi kryesinë Shqipërisë frymëzues dhe me vendime të rëndësishme, edhe pse ne rrethana sfiduese.
“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së. Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv”, shkruan Ann Linde.
Suedia që nga kjo e premte do të udhëheqë për një vit Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).
Shqipëria mbajti më 4 dhjetor ministerialin përmbyllës të kryesissë së OSBE, të cilën e mbajti për një vit. Kryeministri Rama mbajti fjalën përmbyllëse në Ministerialin e kësaj organizate, pas zgjedhjes së krerëve ekzekutivë, ku është shprehur edhe pse me një eksperiencë shumë të vogël në këto nivele të diplomacisë botërore vendosi objektiva të larta dhe ia doli me sukses.
Shqipëria e mori zyrtarisht Presidencën e OSBE-së në fillim të janarit dhe e drejtoi përgjatë vitit 2020. Një prej çështjeve që Shqipëria vuri si prioritet ishte çështja e konfliktit në Ukrainë, nga ku Kryeministri Edi Rama e nisi misionin e tij në drejtimin e Presidencës së OSBE-së, apo edhe kriza në Bjellorusi. Shqipëria mbylli Presidencën e OSBE, e para eksperiencë për vendin tonë në këto nivele.
g.kosovari