Ky është 42 vjeçari i vrarë me thikë nga kunati i tij natën e ndërrimit të viteve. Vladimir Zvezhda kishte shkuar me bashkëshorten tek shtëpia e prindërve të saj për të festuar.
Pas një sherri me kunatin, Klajdi Shundi e qëlloi me thikë në pjesën e qafës. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte për shkak të gjakderdhjes së madhe.
Pas sherrit në apartament, ata kanë dalë jashtë dhe në hyrje të pallatit, 34 vjeçari ka qëlluar me thikë në qafë kunatin e tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Autori i dyshuar përfundoi në pranga dhe ndodhet në qelitë e paraburgimit, ndërsa familja organizon ceremoninë mortore./a.p