Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj private dhe ajo profesionale.
Topalli thotë se fëmijet e saj janë shkolluar në shkolla publike jo private dhe janë trajtuar njësoj si fëmijët e tjerë.
Gjithashtu ajo ka folur edhe për vështirësitë e saj si nënë dhe si politikane.
“Fëmijët e mi kanë qenë në ankth apo stres kur mami i tyre ishte në vështirësi. Ikja në mëngjes dhe kthehesha në mesanëtë.
Djali më thoshte gjithmonë: Mos u vono, mami hajde shpejt”, tregon Topalli.
Një ndër shprehjet që mbahet mend gjatë seancave plenare kur Topalli ishte kryetare Kuvendi, ishte “Të kapa për zhelesh të nxorra jashtë”.
“Nuk i kam kuptuar në fakt se në dialektin tim nuk ka konotacion të keq nuk e dija që kishte bërë kaq pershtypje”, thotë Topalli.
/a.r
Si gjithnje, kesaj i vete dhembi ku dhemb gjuha!