Gjykata Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë nga shkalla e parë për Indrit Rusin, Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin, të dyshuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames ngjarje te ndodhura në shkurt te vitit 2005.
Avokati i Lul Berishes dhe Indrit Rusit, Detar Hysi, shprehet se rezervon te drejtën për të folur me median për shkak te sekretit hetimor.
Ndërkohë, për këtë ngjarje në Kosovë është arrestuar edhe Indrit Taullau, ndërsa në Dubai si i dyshuar në këto ngjarje u arrestua Plarent Dervishaj.
I vetmi person që është ne kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lul Berisha, i cili ishte larguar nga Shqipëria disa ditë para se të lëshohej urdhër-arresti.
g.kosovari