Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas tërmetit që ra në Kroaci këtë të mërkurë. Basha u uron shërim të shpejtë të plagosurve.
“I trishtuar nga lajmi i një tërmeti të dytë në Kroaci sot. Mendimet dhe lutjet e mia shkojnë për familjet e viktimave. Ne solidarizohemi me popullin dhe shtetin kroat dhe i urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, shkruan Basha në Twitter.
Deri më tani në Kroaci kanë humbur jetën 7 viktima për shkak të tërmetit. Mes tyre është edhe një vajzë 12-vjeçare.
Aktualisht flitet për dhjetëra të lënduar ndërsa lëkundjet janë ndjerë në një rreze të gjerë deri në brigjet e veriut të Italisë në Adriatik.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në një fshat në Kroacinë Qendrore.
/a.r