Ka përfunduar me arrestimin nga ana e policisë tentativa e një të riu nga Vlora, i cili kërcënonte se do të vetësakrifikohej i mbyllur brenda një dyqani.
I riu, me probleme të shëndetit mendor, kishte lidhur një bombol gazi me derën e dyqanit dhe mbante në dorë një mjet prerës.
Ndërhyrja e policisë dhe FNSH-së ishte e menjëherëshme duke e neutralizuar dhe shoqëruar në polici të riun, ende i paidentifikuar.
Efektivët e neutralizuan të dyshuarin, pasi hodhën gaz lotsjellës në ambientin ku po qëndronte dhe më pas i vunë prangat.
Dyshohet se ai është përfshirë në një sherr në një lokal dhe më pas kur ka mbërritur policia është mbyllur brenda duke kërcënuar se do t”i vendosë zjarrin një bombule gazi të lidhur me derën.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të pazakontë.
/a.r