Todi Lera, 58-vjeçari i cili mbyti për vdekje gruan e tij thuajse dy vjet më parë, ngjarje që tronditi qytetin e Vlorës, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Sipas Abc news, ai po vuante dënimin në burg dhe ka ndërruar jetë ditët e fundit në spitalin e Burgut në QSUT.
Burimet bëjnë me dije se shkak për vdekjen e tij ishte koronavirusi, sëmundje të cilës 58 vjeçari nuk ka mundur ta mposhtë.
Ngjarja e rëndë, ku ai vrau gruan e tij, Eva, ndodhi në shkurt të vitit 2019. Pas krimit ai tentoi të vriste veten, duke u arrestuar ndërkohë nga policia. Lera kaloi disa javë në spital dhe më vonë u dënua për vrasjen e bashkëshortes.
Arsyeja e sherrit të çiftit ishte xhelozia dhe fakti se familja nuk pranonte ta ndiqte kryefamiljarin për të jetuar në Tiranë.
Mësohet se ai u infektua dy javë më parë me koronavirus në burg dhe përkeqësimi i gjendjes bëri që të shtrohej në spital, ku edhe humbi jetën.
/a.r