Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 15 fluturime për datën 25 dhjetor 2020.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Paris dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
/a.r