Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri sot me dije se duke filluar nga 24 dhjetori deri më 4 janar, kufizimi i lëvizjes së qytetarëve do të jetë nga ora 20:30 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit.
‘Kufizime nga ora 20 e 30 deri në 6, duke nisur nga data 24 Dhjetor deri në 4 Janar. Kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve fastfood dhe bareve duke filluar nga ora 20 e 30 deri në 6 të mëngjesit.’- u shpreh ministrja.
Përjashtim bëjnë emergjencat shëndetësore, apo lëvizjet për arsye pune, ku qytetarët do të pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri po ashtu me dije se prej datës 5 janar do të kthehet sërish kufizimi i orarit nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.