Motër e vëlla janë braktisur nga nëna e tyre dhe tek rubrika “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ata shpesojnë që të gjejnë nënën e tyre që i la në jetimore. Gazetari i programit ka shkuar ta takojë zonjën Ismete, por ajo gjatë intervistës refuzon të ketë djalë tjetër përveç Fatjonit që e ka rritur.
Ajo shprehet se Arbenin nuk e ka djalë, ndërkohë që gjatë rrëfimit, Arbeni ka treguar se kur ishte fëmijë, zonja Ismete ka shkuar disa herë ta takojë tek shtëpia e fëmijës, dhe më pas kur mbushi 18 vjeç, ai shkoi dhe e takoi pasi kishte fituar rrogën e parë.
Që nga ajo ditë Arbeni nuk u takua më kurrë me të ëmën. Zonja Ismete refuzon që të ketë edhe një vajzë me emrin Dallëndyshe.
Gazetari: Po Dallëndyshen?
Ismetja: Dallëndyshja ka qenë një femër e bukur, e mirë, por kemi lindur bashkë, po kemi lindu bashkë a nuk e di si është bërë ajo punë që e kanë ngatërruar. A e ka lindur ajo a nuk e di, ka shumë vjet.
Gazetari: Nuk është vajza jote Dallëndyshja?
Ismetja: Jo, ku kam vajzë unë e shkreta.
Gazetari: Po kjo Dallëndyshja të ka ardhur?
Ismetja: Jo, s’më ka ardhur. S’di ku iku Dallëndyshja apo çfarë bëri.
Gazetari: Dallëndyshja ka pretenduar se është vajza jote.
Ismetja: Jo në asnjë mënyrë, s’kam vajzë se të kisha vajzë ku me e marr të më bënte hyzmet, ku me e marr. S’kam vajzë, gënjejnë ato që thonë.
Mirela: Nuk jam e bindur se mund të ketë humbur kujtesën.
Arbeni: Po më bën hasha mua që kam folur gojarisht me të, habitem.