Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim online mes Kryeministrit Rama, Ministres Manastirliu, me Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetit Shkencor të Pandemisë të Turqisë.
Gjatë fjalës së saj Silva Bino, shefe e epidemiologjise dhe sëmundjeve infektive në ISHP, tha se situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ndërkohë që ja rritur ndjeshëm testimet
“Eksperienca dhe diskutimi me kolegët turk ishte shumë e mirë. Ne diskuptuam masat tona dhe impaktin që ato patën. Vihet re se kohët e fundit kemi një tëndencë në ulje jo vetëm të numrit të rasteve, por edhe të pozitivitetit. Situata paraqitet e qëndrueshme”
Bino tha se gjatë kësaj kohë është rritur ndjeshëm numri i testimeve ndërkohë që futja e testeve të shpetja ka shkurtuar kohën e marrjes së përgjigjies.
“Kemi 4-fishuar numrin e testimeve duke tejkaluar edhe normën e 1% të popullatës në muaj. Testet kryhen kryesisht në laboratore publike dhe me futjen e testiti të shpejtë, shkurtohet marrja e përgjigjies dhe bëhët më shpejt hetimi dhe izolimi i rasteve”, tha Bino.
Komitetit Shkencor i Pandemisë së Turqisë prej dy ditësh po viziton Shqipërinë, i përbërë nga mjekë dhe specialostë, infeksionistë, anaztëzistë dhe shëndeti publik, ka shkëmbyer eksperiencën dhe përvojën për përballimin e pandemisë me Komitetin Teknik të Ekspertëve në vendin tonë.