Nga Erjon Braçe
Qysh kur organizatat kriminale, terroriste dhe, partite politike, nisen te perdorin e shtyjne femijet ne krim,
cdo vend vendosi denime te ashpra per tutoret dhe nxitesit e tyre ne krim; e thjeshte, punet e pista nuk i bejne boset e mafias, terrorit e partive politike!
Tirana, Durresi, Korca, Shkodra jane shembujt e fundit!
4 nene te Kodit Penal qartesojne gjithcka;
I pari, Neni 129/ shtytja e te miturve ne krim, ben te qarte se; Shtytja apo terheqja e te miturve nen moshen 14 vjec per te kryer krim, denohet me burgim gjer ne 5 vjet;
Cilat jane krimet e kryera ne keto 5 dite?
I dyti, Neni 150/ shkaterrimi i prones, ben te qarte se; Shkaterrimi apo demtimi me dashje i prones, kur pasojat materiale nuk jane te lehta, denohet…..me burgim gjer ne 3 vjet;
I treti, Neni 151/shkaterrimi i prones me zjarr, ben te qarte se; Shkaterrimi apo demtimi me dashje i prones me zjarr denohet … me burgim gjen ne 5 vjet; kur pasojat materiale jane te renda, denohet gjer ne 10 vjet;
I katerti, Neni 154/shkaterrimi i prones me mjete te tjera, ben te qarte se;
Shkaterrimi apo demtimi me dashje i prones me mjete te tjera, qe perbejne rrezik per mjedisin rrethues e jeten e njerezve denohet….gjer ne 5 vjet dhe, kur pasojat materiale jane te renda denohet nga 5-10 vjet; kur ka pasoja per jeten e shendetin e njerezve denohet me burgim nga 5-15 vjet!
Por nje i mitur as arrestohet e as procedohet penalisht; shkaterrimi i prones prej tyre ndodhi, por asnje femije i mitur nuk u arrestua apo procedua penalisht;
Nje pjese e tyre u shoqerua, u njoftuan prinderit dhe ju dorezuan!
Partite e poshtra kaosin dhe shkaterrimin e prones publike e private e arriten; lajm boteror madje!
Prej dy ditesh, pisa edhe me te medhenj se keta te partive-medemek shoqeri civile, nuk merren me kriminelet politike qe shtyne femijet ne krim, por me deshtimin e shkolles ne edukimin e tyre!
Nuk ka ndyresi me te madhe si e sa kjo!
Tek piranjat, Saviano ka nje ngjarje e dialog epik;
Me kobure ne dore perballe nje bosi te Camorras, nje femije i thote:
Per tu bere kaq mu deshen 10 vjet, per te vrare ty 10 sekonda!