Policia e Vlorës dha detaje për operacionin e koduar “Hapësira”, i finalizuar sot pas një hetimi 6-mujor, nisur nga strukturat hetimore të qytetit.
Operacioni, i shtrirë në disa zona të qarkut Vlorë kishte synim kapjen dhe ndalimin e 41 personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e 27 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ekzekutimi i 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe i 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”, si dhe u shpallën në kërkim 4 persona që nuk u gjetën gjatë operacionit.
U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:
M.B., 56 vjeç, banues në Vlorë;
A.J., 60 vjeç, banues në Vlorë;
Sh.I., 64 vjeç, banues në Vlorë;
D.T., 44 vjeç, banues në Poro, Vlorë;
I.H., 63 vjeç, banues në Vlorë;
M.M., 45 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
B.G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
E.G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
S.L., 32 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
B.R., 61 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
Xh.Sh., 47 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
H..Xh., 71 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
A.D., 48 vjeç, banues në Gjirokastër;
M.D., 29 vjeç banues në Fier.
U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:
Gj.K., 69 vjeç, banues në Vlorë;
P.Gj., 52 vjeç, banues në Vlorë;
B.D., 40 vjeç, banues në Kallarat, Himarë;
E.M., 32 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
D.GJ., 24 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
K.GJ., 57 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
O.Gj., 39 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
PmM., 25 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
G.N., 68 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
E.GJ., 29 vjeç banues në Tërbaç, Himarë;
A.GJ., 44 vjeç banues në Vlorë;
K.Sh,. 19 vjeç, banues në Vranisht, Himarë;
R.H., 25 vjeç , banues në Vranisht, Himarë.
U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:
H.B., 77 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
R.D., 45 vjeç, banuese në Gjirokastër;
M.R., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër;
P.C., 56 vjeç, banues në Bashaj, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë.
I.GJ., 64 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht, Himarë.
U ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”, për shtetasit:
S.F., 16 vjeç, banues në Kuç, Himarë;
H.Sh., 66 vjeç banues në Vranisht, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Vranisht;
V.L., 48 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
Ç.F., 72 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç;
A.B., 44 vjeç banues në Tërbaç, Himarë.
Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit:
A.GJ., 50 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë;
A.J.,36 vjeç., banues në Tërbaç, Himarë;
L.GJ., 25 vjeç , banues në Tërbaç, Himarë;
M.S., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në 41 banesa.
Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike kanabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/a.r