Erion Veliaj në familjen Rasha: Përpara ecet me drejtësi, jo me dhunë!

Lllll 750x450

Nga Golemi, ku ka vizituar Xhaminë e zonës, e cila sot u pajis me certifikatën e pronësisë pas disa vitesh në pritje, drejtuesi politik i PS për Kavajën, Erion Veliaj, përcolli një tjetër mesazh lidhur me protestat për vdekjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha. Ai pohoi se sot kishte vizituar familjen Rasha për ngushëllim, teksa shprehu vlerësime për familjarët e të ndjerit.

“Sot kam patur një ditë reflektimi, teksa kalova pak kohë me babain fisnik të Klodian Rashës dhe familjen e tij dinjitoze, të cilët më dhanë një mesazh: Se duhet të punojmë dhe të ecim përpara me mirësi, jo me dhunë, jo më vandalizëm. Ka një kohë për shi, ka edhe një kohë për diell; ka një kohë për t’u rrëzuar, ka edhe një kohë për t’u ngritur; ka një kohë për të prishur, ka edhe një kohë për të ndërtuar. Shqipëria është vendi ynë, Tirana është vendi ynë, Kavaja është vendi ynë!

Nuk shkon ta prishim, as ta shkatërrojmë. Nxjerrja e dufit justifikohet deri në njëfarë mase. Por, kur politika hyn në mes drejtësia prishet, prishen parimet dhe harmonia në komunitet. Politizimi dhe përdorimi i dhunës për kauza politike nuk shkon. Ka kuptim për sa kohë kërkohet drejtësi dhe drejtësi do të ketë! Por, nuk ka mirëkuptim nëse dikush fut hundët e partisë në zemëratën legjitime që mund të kenë njerëzit”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com